Ndalimi i 4 çekëve në Uzinën Ushtarake Poliçan, policia jep detajet e papritura

by admin
Spread the love

Policia e Poliçanit ka dhënë detaje në lidhje me kapjen e katër shtetasve çekë në ambientet e Uzinës Ushtarake në Poliçan. Me anë të një njoftimi, policia sqaron se kanë qenë 4 persona, dy gra 38 dhe 34 vjeçe dhe dy burra 51 dhe 42 vjeç.

Blutë e Poliçanit sqarojnë se gratë ndodheshin jashtë ambienteve me aparat fotografik, ndërsa burrat u konstatuan brenda tuneleve.

Katër shtetasit çek janë shoqëruar në ambientet e DVP Berat për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë:

Sot, në ambientet e jashtme të Uzinës Ushtarake Poliçan, janë konstatuar shtetaset P. B., 38 vjeçe dhe M. M. (G), 34 vjeçe, me kombësi çeke, me aparat fotografik.

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim dhe me Policinë Ushtarake, pas informacioneve të marra se në brendësi të tuneleve të Uzinës, ndodhen dhe dy shtetas të tjerë, kanë ushtruar menjëherë kontroll të imtësishëm.

Në brendësi të njërit prej tuneleve, gjatë kontrollit, janë konstatuar dhe dy shtetasit e tjerë, TH. M., 51 vjeç, dhe R. B., 42 vjeç, të dy me kombësi çeke.

Katër shtetasit çek janë shoqëruar në ambientet e DVP Berat për veprime të mëtejshme procedurale.

You may also like