Ndalesa para Salzburgut, Milani shqetëson pas disfatës në Torino

by admin
Spread the love

Një Milan i panjohur, ndoshta edhe më i dobëti i erës Pioli. Ndodhi në Torino përballë vendasve që i jep edhe një tjetër asist Napolit për t’u shkëputur. Një humbje që shkakton dëm të madh në kampin e kuqezinjve. Peshon shumë sidomos për klasifikimin dhe distancën e madhe të krijuar tanimë me Napolin në kryesim, por jo vetëm kaq. Një paraqitje zhgënjyese, me një mbrojtje të pasigurt dhe një sulm të paaftë për të krijuar raste të rrezikshme. Një ndeshje mbi të gjitha që kërcënon shumë edhe objektivin e të mërkurës, sfidën vendimtare në San Siro kundër Salsburgut.

Pozitiv për trajnerin Pioli është fakti që kjo sfidë vendimtare luhet në San Siro, pasi Milani i transfertave këtë sezon, është shumë larg kampiones së një viti më parë. Në Torino Milan regjistroi humbjen e parë, pas 17 rezultateve pozitive radhazi në vitin kalendarik 2022. Ecuria më e mirë në pesë kampionatet kryesore. Përkundrazi, këtë sezon, Milani në transfertë nuk ka bindur me 3 fitore, 2 barazime dhe një humbje. Në vetëm një ndeshje, atë ndaj Sassuolos kanë ruajtur portën të paprekur, 0-0.

Një nga alarmet kryesore për trajnerin është që duhet të rikthejë menjëherë soliditetin në mbrojtje. Sigurisht që mungesa e Maignan peshon, aq më tepër kur Tatarusanu mund të bënte diçka më tepër në golin e dytë të Torinos me Miranchuk. Megjithatë, porta nuk është e vetmja pikë e dobët për momentin, sepse Milan ka pësuar gol thuajse në të gjitha ndeshjet, në total 13 në 12 ndeshje.

Një nga pikat më të dobëta të Milanit për këtë përballje ishte Rafael Leao. Pas dy rasteve të shpërdoruara për 6 minuta, u zhduk në ndeshje, aq sa Pioli e zëvendësoi menjëherë bashkë me Diaz dhe Kalulu në pushimin e ndeshjes.

Megjithatë, vetë Pioli ka përsëritur se sezoni është ende i gjatë dhe ka kohë për të rikuperuar gjithçka në kampionat. Për momentin, objektiv kryesor është kalimi i grupeve në Champions. /oversport.tv

You may also like