Ndalesa e dinarit serb në Kosovë – Ambasadori amerikan druan nga tensionet e reja në veri – Shqip

by admin
Spread the love

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, ka shprehur frikën e tensioneve të reja në veri për shkak të rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës, që thotë se euroja është e vetmja valutë zyrtare në vend, dhe që ndalon dinarin serb, me të cilin komuniteti serb në veri ka marrë mjete nga Serbia.

Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti ka thënë se SHBA-ja është e shqetësuar dhe ka rezerva për zbatimin e rregullores.

“S’di si mund të shmanget të paktën frustrimi nga qytetarët prej implementimit të vendimit. Të marrim shembull një pensionist që merr ndihmë financiare. Është i mësuar me këtë sistem. Supozoj se ai ka shkuar në një pikë të caktuar për të marrë ndihmën. Si do ta marrë këtë përfitim ai? Çka do të ndodhë me të? Ai i moshuar mund të jetë i shokuar për këtë…. mendoj se mund të ketë tensione nga njerëzit që do të ndihen të lënë jashtë ndihmave nga të cilat varen. Askush nuk e do një gjë të tillë”, deklaroi Jeffrey Hovenier, Ambasador i SHBA-së në Kosovë.

Edhe Bashkimi Evropian regoi të enjten duke kërkuar  që periudha kalimtare të jetë më e gjatë.

Sipas bllokut, rrezikohet të ndërlikohet jeta e qytetarëve të komuniteteve, veçanërisht atyre serb për shkak të “moskonsultave paraprake”. Ka kërkuar që kjo çështje të adresohet në dialog.

Pensionistët thonë të jenë më të atakuarit pasi pensioin e kanë pranuar në dinar ndërsa edhe në markete e shërbime të tjera kanë funksionuar me dinarë.

“Ne kemi pranuar pensionin në dinar, tash po thonë që nuk do të pranohet dinari. Është pak e vështirë për serbët. Deri tash kemi funksionuar me dinarë”, thotë Ratko Miliovanoviq, banor i Graçanicës.

E Banka Komerciale serbe ku i kanë pranuar ata pensionet ishte e mbyllur. Mësohet se të gjithë ata që kanë kryer shërbime në këtë bankë janë njoftuar para rreth një muaji për mbylljen e saj.

Madje ka reaguar deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami duke thënë se qeveria po përfiton nga ky rast pasi  mbyllja e bankës ska të bëjë me veprimet e qeverisë por filialet e saj i ka blerë një bankë sllovene./tvklan.mk

You may also like