Ndahet nga jeta legjenda e muzikës

by admin
Spread the love

Ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeccare pianisti i njohur i muzikës xhaz, Ahmad Jamal. Lajmin për vdekjen e artistit e konfirmoi për gazetën The Washington Post gruaja e tij, Laura Hess-Hey.

“Shkak i vdekjes ishte kanceri i prostatës”, tha vajza e tij Sumayah Jamal për NeW York Times.

Ahmad Jamal ishte një mik i përjetshëm i ikonës së xhazit Miles Davis dhe ndikoi në një brez muzikantësh. Ai ishte i njohur për një stil të rrallë- shpesh duke vendosur heshtje mes notave muzikore. Jamal e quante xhazin “muzikë klasike amerikane”.

Ai e filloi karrierën e tij të xhazit prej shtatë dekadash si adoleshent në epokën ‘bebop’ të spektaklit virtuoz – por stili i tij evoluoi me shpejtësi.

Qasja e tij e qetë u bë shpejt me ndikim dhe suksesi tregtar u pasua me albumin e tij të vitit 1958 ‘At the Pershing: But Not for Me’ – një nga disqet instrumentale më të shitur të kohës së tij./Botapress.info/

You may also like