NBA, Lakers me LeBron në play off, “bie” Miami

by admin
Spread the love

Atlanta dhe Los Angeles Lakers sigurojnë play-offin, Miami dhe Minnesota ngelen për provimin e vjeshtës në raundin e dytë të play-in. Janë këto verdiktet e para të post-sezonit në NBA.

LAKERS – WOLVES 108-102

Lakers fitojnë 108-102 përballë Wolves, duke siguruar play offin si kokë e 7-të serie në Perëndim, kundër Memphis, por hasën më shumë vështirësi se sa duhet duke mos bërë një figurë të mirë.

Në disavantazh edhe deri në 15 pikë, 10 pikë pas madje në periodën e katërt, të cilën e kaluan  gjithmonë në ndjekje, shpëtuan falë gabimeve të Wolves, që të terrorizuar nga një skenë shumë e madhe për ta, paguan 24 topa të humbur, duke shënuar vetëm 12 pikë në periodën e katërt, para se të dorëzoheshin në shtesë.

Lebron shënoi 30 pikë, deciziv në moshën 38 vjeçare. Schroeder bëri diferencën nga stoli, por ishin Wolves që e hodhën tej fitoren. Shpëton mes tyre vetëm Conley , pasi paraqitja e Edwards dhe finalja e Towns ishin një makth. Tani duhet të rikuperojnë në shtëpi kundër fitueses mes New Orleans-Oklahoma City nëse nuk duan të nisin që tani pushimet.

HEAT- HAWKS 105-116

Atlanta Hawks dominuan në Miami 105-116. Iu dhanë Heat një leksion në kufijtë e një dënimi. Më fizikë dhe më intensivë në lojën, të aftë për t’u hedhur shpejt nga mbrojtja në sulm e dëshiruan më shumë fitoren. Diçka që e siguruan me meritën, duke fituar play offin si kokë e 7-të serie në Lindje, duke prerë biletën e serisë përballë Bostonit.

Miami ngec në ndeshjen e radhës të një sezoni jo të mirë. Thekson mangësitë mbrojtëse të shfaqura që në tëtor, dhe shpërdoron xholin Lowry autor i 33 pikëve, maksimumi sezonal nga stoli, dhe tani duhet të fitojnë në shtëpi përballë kujt do të kalojë turnin mes Torontos dhe Chicagos për të siguruar play offin, ose përndryshe do ta shohë në televizion.

Paraqitje e dhimbshme e Adebayo, që ka firmosur një kontratë pesëvjeçare prej 163 milionësh, por e lë skuadrën të luajë me katër në sulm dhe anulohet poshtë koshit nga Capela, që e mbylli me plot 21 rikuperime. Tek Hawks nuk i nevojiten paraqitje prej gjiganti askujt, Young është shënuesi më i mirë me 25 pikë, Atlanta thjesht u shfaq më skuadër, më e kompletuar dhe e vendosur. Skuadër për playoff.


Top Channel

You may also like