NBA/ Boston tregon forcën, Minnesota dhe Denver “bien”

by admin
Spread the love

Ishte ndeshja më e fortë mes dy kryesuesëve të Konferencave. Dhe sfida mes Boston dhe Minesota nuk ka zhgënjyer pritshmëritë. Emocione dhe spektakël, por festa në fund ishte e gjitha për Sëlltiks që triumfuan me 7 pikë diferencë, në rezultatin e përgjithshëm 127-120, të vendosur pas një kohe shtesë.

I kthyer pas dëmtimit, Xhejzon Tatum mori menjëherë rolin e liderit. Megjithëse gaboi në goditjen për tre në sekondën e fundit të kohës së rregullt, ylli i Boston mbylli ndeshjen me 45 pikë si shënuesi më i mirë. Nuk mbeti pas në paraqitjen e tij as Xhejlon Braun me dy shifra dopjo, 35 pikë dhe 11 topa të kapur në tabelë.
Nga ana tjetër, Eduards shënoi 29 pikë, ndërsa Tauns 25 pikë dhe 13 topa në tabelë, por kaq nuk mjaftuan për Minesota, që i jep fund serisë rekord, por gjithsesi ruan kreun në Konferencën e Perëndimit.

Në mbrëmjen e fundit të NBA kanë rënë edhe kampionët në fuqi të NBA. Denver u dorëzua në fushën e Jutah me rezultatin 124-111.

Një ndeshje e madhe skuadre për Xhez, që konfirmohet nga shifrat e regjistruara nga lojtarët më të mirë. Kështu, Klarkson shënoi 27 pikë, Markanen 26 dhe Sekston 22.
Për Naxhets, Nikola Jokiç bëri paraqitjen e zakonshme me dy shifra dopjo, 27 pikë dhe 11 topa të kapur në tabelë, por nuk kishte mbështetjen e duhur nga shokët e skuadrës./ h.ll/abcnews.al

You may also like