​NATO dhe aleatët trajnojnë rekrutët ukrainas: Fokusi t’iu mësojmë aftësitë për të mbijetuar, luftuar dhe fituar

by admin
Spread the love

Ushtria britanike ka trajnuar rekrutët ukrainas me armë artilerie vetëlëvizëse AS-90, të cilat po i dhurohen Ukrainës. AS-90 është një sistem i lëvizshëm i artilerisë 155 mm, me mundësi për të qëlluar deri në gjashtë fishekë në minutë.

Mbretëria e Bashkuar ka zhvilluar gjithashtu një kurs trajnimi 35-ditor për luftëtarët vullnetarë ukrainas, i cili u mëson atyre aftësitë për të mbijetuar në një mjedis armiqësor, si përdorimi i armëve, qitje, dhe ligjin e konfliktit të armatosur.

Instruktorët ishin nga aleatët e NATO-s, duke përfshirë Kanadanë, Danimarkën, Finlandën, Lituaninë, Holandën dhe Norvegjinë, si dhe Suedinë e ftuar në NATO, dhe vendet partnere si, Australia dhe Zelanda e Re.

Programi është pjesë e angazhimit të Mbretërisë së Bashkuar për të ndihmuar Ukrainën të ruajë të drejtën e saj për vetëmbrojtje kundër luftës së paprovokuar të agresionit të Rusisë.

Fokusi i trajnimit është t’u japë vullnetarëve, forcave e armatosura të Ukrainës aftësitë dhe parimet për të mbijetuar, luftuar dhe fituar. Pra, ne fokusohemi shumë në aftësitë dhe parimet bazë që të trajnuarit mund t’i përshtatin për të mbijetuar dhe luftuar, duke u fokusuar në parimet e qitjes, mbrojtjen e forcës, operacionet sulmuese dhe mbrojtëse, operacionet si në mjedise rurale, ashtu edhe në ato urbane”, deklaroi nënkoloneli Nick Zorab nga Ushtria britanike.


Top Channel

You may also like