Nard Ndoka bën deklaratën e fortë: Lulzim Basha u merrte lekë kandidatëve, tani u jep për të hyrë në garë

by admin
Spread the love

Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, ka folur për situatën politike dhe zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen në 6 mars, në 6 bashki të vendit.

Ndoka u shpreh në “Top News” se askush nuk dëshiron të garoj nën logon e PD-së së Lulzim Bashës.

Më tej, Ndoka tha se para një viti Lulzim Basha, të gjithw kandidatëve që i vendoste për të kandiduar u kërkonte lekë, kurse tashmë ai u ofron lekë, por sipas tij askush nuk pranon të marrë pjesë në zgjdhje.

“Të jemi të qartë. Nëse para një viti Lulzim Barava u merrte lekë kandidatëve për t’i kandiduar, tani po i jep lekë që të qëndrojnë në garë dhe asnjë nuk merr përsipër të garoj në sfidën e Lulzim Bravës. Këtë e them në aspektin e një realiteti kolektiv. Partia që ka mbajtur peng Lulzim Basha është në pamundësi për të përzgjedhur kandidatë”, u shpreh Nard Ndoka.

You may also like