Napolit i humbi “buzulla” në Romë – autobusi harron trajnerin Mazzari, ai detyrohet të udhëtoj 230 kilometra me taksi

by admin
Spread the love

Kampionët në fuqi të Italisë, Napoli duket se përjetuan rëndë humbjen nga Roma në derbin e xhiros së 17-të të Serisë A, të shtunën mbrëma.

Roma mundi 2:0 Napolin në “Olimpico” dhe trajneri i mysafirëve, Walter Mazzarri, pas ndeshjes përjetoi ndoshta poshtërimin më të madh në karrierën e tij, përcjell lajmi.net.

Arsyet e humbjes së skuadrës së tij, Mazzarri, i ka shpjeguar gjatë për gazetarët, kështu që konferenca për shtyp pas ndeshjes ka zgjatur jo pak.

Ndërsa ai po fliste për mediat, lojtarët e tij dhe anëtarët e tjerë të ekipit u futën në një autobus dhe u nisën për në Napoli pa të.

Në rrjetet sociale u shfaq një video ku shihet një Mazzarri tërësisht i hutuar duke ecur para stadiumit me një valixhe në duar.

Në fund thirri një taksi dhe pagoi një udhëtim deri në 230 kilometra, siç shkruajnë mediat italiane./Lajmi.net/

You may also like