Napoli sulmon kreun, Manaj udhëheq sulmin e Spezias në Bologna

by admin
Spread the love

Vazhdojnë emocionet e Serie A në Oversport dhe Tibo edhe gjatë ditës së hënë. Sot do të luhen dy sfidat që do të mbyllin javën e 26-të të kampionatit italian.

Në sfidë shumë interesante do të zhvillohet në “Sardegna Arena” në orën 19:00, aty ku Cagliari dhe Napoli do të kërkojnë maksimumin e pikëve përballë njëra-tjetërës për të arritur objektivat sezonale.

Vendasit synojnë fitoren që të dalin nga zona që të zbret në Serie B, ndërsa miqtë synojnë suksesin që të ngjiten në krye të renditjes së Serie A.

Cagliari ka marrë 3 rezultate pozitive radhazi në kampionat dhe sot synon suksesin e radhës që të mbajë gjallë shpresat për mbijetesë.

Pas hapave falsë të Interit dhe Milanit, Napoli ka një mundësi të artë për tu ngjitur në krye të renditjes (në kuotë të barabartë pikësh me kuqezinjtë) nëse fiton në transfertën e sotme në Sardenjë.

Spalletti ka probleme me mungesat në prag të kësaj ndeshjeje, sepse kundër Cagliarit do të mungojnë Anguissa, L. Insigne, Lobotka, Lozano dhe Politano.

Formacionet e mundshme

CAGLIARI (3-5-2): Cragno; Obert, Altare, Goldaniga; Lykogiannis, Dalbert, Grassi, Marin, Bellanova; Joao Pedro, Pereiro.

NAPOLI (3-4-2-1): Ospina; Juan Jesus, Koulibaly, Rrahmani; Mario Rui, Zielinski, Demme, Di Lorenzo; Mertens, Elmas; Petagna.

Në mbrëmje në orën 21:00 do të luhet sfida Bologna-Spezia, që do të mbyllë këtë javë të kampionatit italian. Vendasit po kalojnë një moment të vështirë (1 pikë në 5 ndeshjet e fundit në kampionat) dhe sot synojnë të dalin nga kriza, duke rigjetur fitoren e munguar.

Pasi filluan vitin në mënyrë të shkëlqyer, miqtë kanë ulur ritmin këto javët e fundit. Spezia kërkon një rezultat pozitiv në transfertën e sotme në “Dall Ara”, që ti largohet zonës që të çon në kategorinë inferiore. Manaj është një pikë referimi në skuadrën e Thiago Mottas dhe pritet që ta nisë këtë sfidë si titullar.

Të dyja këto sfida, ashtu si të gjitha ndeshjet e Serie A, mund ti ndiqni live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Formacionet e mundshme

BOLOGNA (3-4-3): Skorupski; Soumaoro, Binks, Theate; De Silvestri, Schouten, Soriano, Hickey; Orsolini, Arnautovic, Barrow.

SPEZIA (4-2-3-1): Provedel; Ferrer, Erlic, Nikolaou, Reca; Kiwior, Sala; Gyasi, Maggiore, Verde; Manaj.

You may also like