Napoli ofertë për mbrojtësin, por Wolverhamptoni kërkon minimumi 40 milionë

by admin
Spread the love

Napoli e ka shumë seriozisht për Max Kilman, të cilin e konsideron pasuesin ideal të Kim. Siç raporton “The Athletic”, klubi blu ka bërë një ofertë prej 35 milionë eurosh për të bindur Wolverhamptonin të heqë dorë nga shërbimet e lojtarit.

Megjithatë, përgjigja nuk ishte pozitive. “Ujqërit”, në fakt, e kanë refuzuar ofertën e De Laurentiisit, duke i bërë të ditur se nuk do të pranojnë asnjë ofertë më të vogël se 40 milionë euro.

Qendërmbrojtësi i lindur në ’97, 194 centimetra i gjatë, ka zhvilluar një sezon prej protagonisti në Premier League dhe ka kontratë deri në vitin 2026 (plus një vit opsional). Ai është i hapur për rinovimin e kontratës me Wolves.


Top Channel

You may also like