(VIDEO) Bilalli: VMRO i fitoi zgjedhjet duke mashtruar maqedonasit se shtetin ia morën shqiptarët

by admin
Spread the love

Profesori universitar, Mersel Bilalli, i ftuar në emisionin “Speciale e ditës”në televizonin Shenja, ka komentuar zgjedhjet e 8 majit dhe fitoren e VMRO-DPMNE-së duke thënë se kjo fitore ishte e pritur mirëpo jo në këto përmasa. Sipas Bilallit, këto zgjedhje ishin një votim për të shpëtuar shtetin nga mashtruesit dhe se ky rezultat është i pamerituar.

MERSEL BILALLI, PROFESOR UNIVERSITAR

Gjithë kjo e defokusojë logjikën e mbajtjes zgjedhjeve, e humbi vlerën e votës në kuptimin moral. Pra sepse u fitua diçka me mashtrim, nuk fituan si meritë, çka të bëjmë të zhvillojmë shoqërinë por u fitua t’a shpëtojmë shtetin nga një hajdut, nga një kidnapues, nga një mashtrues. Pra këto janë ato parametrat të cilët sollën rezultat për mua deri në fund jo meritor”.

Ai tha se nuk arrinë të kuptonë se cfarë do të bëjë VMRO-DPMNE në pushtet sidomos në çështjet ekonomike, zhvillimet e fondeve. Sipas tij nëse nuk i përmban këto atëher çfarë kuptimi do të ketë nëse kanë fituar zgjedhjet, e sidmos nëse kjo arrihet duke e satanizuar segmentin shqiptar.

MERSEL BILALLI, PROFESOR UNIVERSITAR

Mirëpo nëse ti i tejkalon korrnizat dhe hynë në segmentin etnik atëher do të jem i prekur dhe unë dhe çdokush ka obligim të jetë i prekur dhe atëher kundërvënia do të jetë kolektive. Prandaj sidoqoftë çdo konstrukt i ri pa mos pasur një marrveshje që të dalë nga vullneti i shqiptarëve nuk bëhet dhe ajo do të jetë shumë e dëmshme.”

Ai gjithashtu ka komentuar edhe fjalimin e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski, i cili kishte thënë që ky shtet është i maqedonasve, shqiptarëve dhe etnive të tjera që jetojnë në Maqedoninë e Veriut në ditën e fitores, duke thënë që kjo është vetëm një amortizim. /SHENJA/

MARKETING



You may also like