Napoli bind Raspadorin, po negociohet formula e blerjes me Sassuolon

by admin
Spread the love

Napoli është shumë pranë blerjes së Giacomo Raspadorit. Klubi axurr dhe talenti i Sassuolos kanë gjetur marrëveshjen për të firmosur një kontratë deri në vitin 2027, ku lojtari do të përfitojë 2.5 milionë euro në sezon plus bonuse.

Tekniku Spalletti duhet të presë edhe pak për të stërvitur Raspadorin, sepse për momentin mungon dakordësia mes dy klubeve.

Sassuolo kërkon 35 milionë për lojtarin, shifër që Napoli është e gatshme ta paguajë, por të ndarë në këste për tre vite. Të dy klubet synojnë që të mbyllin sa më shpejt këtë tratativë, prandaj mediat italiane thonë se brenda pak ditëve do të arrihet marrëveshja përfundimtare. / Oversport.tv

You may also like