Naim Bardiqi zgjidhet kryesues i Bordit të ShSKUK-së: Detyrat do t’i kryej me përgjegjësi e nder

by admin
Spread the love

Naim Bardiqi është zgjedhur kryesues i Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor, Klinik e Universitar të Kosovës.

Bardiqi, përmes një postimi në Facebook, tha se do t’i kryejë me përgjegjësi e nderë detyrat që i janë besuar.

“Detyrat që më janë besuar si gjithnjë do t’i kryej me përgjegjësi dhe nder. I falënderoj për besimin e dhënë qeverinë, ministrin e shëndetësisë dhe anëtarët e bordit të ShSKUK-së. Gjithashtu për mbështetjen e vazhdueshme i falënderoj miqtë, dashamirët, kolegët e familjarët”, ka shkruar Bardiqi në Facebook.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

 

You may also like