Nadal në gjysmëfinale. Tenisti spanjoll mundi Novak Djokovic

by admin
Spread the love

Rafael Nadal shkruan një tjetër faqe legjendare në turneun e Roland Garros. Tenisti spanjoll u kualifikua për në gjysmëfinale të këtij aktiviteti pasi mundi Novak Djokovic në cerekfinale 3-1 në një ndeshje epike që zgjati më shumë se 4 orë.

Në këtë mënyrë Rafael Nadal vijon rrugëtimin e tij drejt titullit të 14 të tij në turneun  parizien.

Në prag të sfidës, Novak Djokovic shihej si favoriti për të fituar këtë përballje me numrin 1 të botës që vinte si kampioni në fuqi i turneut, por Nadal diti të qëndrojë në fushën e lojës për më shumë se katër orë duke treguar edhe njëherë se është ai mbreti i fushave me dhe.

Në gjysmëfinale spanjolli do të luajë me Alexander Zverev.


Top Channel

You may also like