“Na u anulua një gol për 1 cm në pozicion jashtë loje”, Alegri: Po bëjmë një kampionat të mirë dhe po përpiqemi të…

by admin
Spread the love

Trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri, u shpreh tepër i lumtur për triumfin minimal që skuadra e tij arriti në shtëpi ndaj Fiorentinës. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për mediat italiane, “timonieri” i bardhezinjve, deklaroi:  

“Gjëja e rëndësishme tani është rezultati, pastaj është e vështirë të mbash nëntëdhjetë minuta pa e lënë kurrë Fiorentinën të gjuajë. Ne punojmë çdo javë për të luajtur një lojë më të mirë dhe që të mos lejojmë kundërshtarët tanë të gjuajnë në portë. Ndonjëherë ia dalim dhe ndonjëherë jo.  

Edhe në nivel psikologjik pas një kohe të gjatë pa fituar, nuk ishte e lehtë kundër Fiorentinës. Në fund rrezikuam një barazim, por gjërat shkuan keq për ne në pjesën e parë me një gol të anuluar për një centimetër në pozicion jashtë loje. Ne po bëjmë një kampionat të mirë, na vjen keq për këtë ndërprerje që patëm dhe po bëjmë gjithçka për të marrë më shumë pikë nga këtu deri në fund. Sot është një hap i rëndësishëm, u kthyem te fitorja, pa pësuar gol për ndeshjen e dytë radhazi dhe tani duhet të vazhdojmë kështu.  

Aktualisht kemi bërë 62 pikë dhe janë ato që meritojmë. Bëmë një gabim në momentin e rëndësishëm të sezonit, por Juve po ndjek një rrugëtim në të cilën ka shumë të rinj që po luajnë: Edhe sonte në fund, topi mund të ishte menaxhuar më mirë, por është një gjë nëse dikush në moshën 30-vjeçare e menaxhon dhe një tjetër nëse është 18. Unë stërvit këta djem që janë të jashtëzakonshëm dhe përpiqem të arrij objektivin e Champions League.  

Sigurisht që patëm një kundërgoditje kur u larguam nga Interi, ndoshta duke parë se si shkoi sezoni, ne bëmë shumë pikë para dhe shumë pak pas asaj ndeshje. Tani djemtë kanë arritur dy fitore të mira në ndeshjet e fundit, duhet të arrijmë objektivin”, tha Alegri pas përfundimit të ndeshjes”, u shpreh Alegri.  

PANORAMASPORT.AL

You may also like