Myslim Murrizi merr pjesë në Kuvendin Kombëtar të PD: Ma ngulën pas shpine, jam kthyer në shtëpinë time, Enkelejd Alibeaj nëse ka këllqe le ta bëjë

by admin
Spread the love

Pjesë e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, ka qenë edhe ishte ish-deputeti Myslim Murrizi, i cili është rikthyer në PD pas disa vitesh, ku i pyetur nga mediat, Murrizi, është shprehur se është rikthyer te Partia e cila ka kontribuar prej vitesh, por që u përjashtua pasi pranoi mandatin e tij, pas djegies së tyre nga grupi i PD.

Sa u përket deklaratave të kreut të Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeajt, i cili më herët zbuloi kërkesën e amerikanëve për të patur një opozitë “pro-amerikanëve”, Murrizi tha se askush nuk e pengon për ta bërë këtë.

“Alibeaj nëse i ka këllqet le ta bëjë, nuk e pengon kush”, tha Murrizi.

Ndër të tjera, shtoi se është rikthyer në Partinë Demokratike, për të vijuar me kontributin e tij dhe nuk pretendon për të marrë ndonjë post.

“Surprizë do ishte po të kisha shkuar në PS. Unë kam ardhur në shtëpinë time pasi grupi që ma nguli pas shpine më përjashtoi për një vendim që rezultoi më pas të ishte gabimi më i madh i Partisë Demokratike. Ka qenë një gabim drastik i PD si falja e mandateve dhe e 60 bashkive.

Nuk besoj se po i bie anash, bashkim 100% nuk ka, por kjo është shumica dërmuese e demokratëve. Unë shpresoj që numri i atyre që do ti bashkohen për zgjedhjet e ardhshme të jetë max e demokratëve. Qysh nga dita e parë nuk ka qenë 100% solide, ka patur grupe dhe deri te grupi armiqësor Murrizi-Hajdari. Alibeaj nëse i ka këllqet le ta bëjë, nuk e pengon kush. Po të shikoni unë kam ardhur me çantë dhe jo me dosje, kam ardhur për të dhënë jo për të marrë”, u shpreh Murrizi.

You may also like