Myrtaj analizon Milan-Juve: Kuqezinjtë do bëjnë lojën, Allegri synon të mos humbasë

by admin
Spread the love

Nesër luhet një përballje luksi në Serie A, në “San Siro” do të përballen Milani dhe Juventusi, në një sfidë që premton spektakël dhe shumë emocione. Skuadra Oversport do të sjellë live nga stadiumi këtë përballje të madhe.

Në një lidhje direkte me emisionin “Ti Bo Gol”, ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Florian Myrtaj, që nesër do të komentojë sfidën Milan-Juventus bashkë me Alban Xhihanin, ka analizuar këtë përballje të madhe të kampionatit italian.

“I gjithë qyteti flet për këtë ndeshje. Është një ndeshje shumë e rëndësishme, sidomos për Juventusin, që nëse humbet largohet shumë nga skuadrat e kreut. Edhe Milani kërkon të reagojë pas humbjes në Champions.

Por kjo është një nga ndeshjet që ndihet më shumë në Itali, do të ketë shumë tifozë në stadium.  Rivaliteti më i madh i Juventusit është me Interin dhe më pas me Napolin. Ka rivalitet edhe me Milanin, por jo në nivelin e dy sfidave të tjera.

Dy fitoret e fundit i kanë dhënë besim Juventusit, që po rikuperon edhe lojtarë të rëndësishëm. Si Rabiot, që sa herë që luan ndihmon shumë skuadrën. Allegri do të mundohet që të mos humbasë sfidë, që të mos humbasë kontaktin me kreun. Milani do të bëjë lojën e tij.

Milani ka më shumë shkëlqim dhe shkëputje, ndonëse nuk po kalon një moment të mirë. Milani do të mundohet të bëjë lojën, ndërsa Juventusi do të mbrohet. Kuqezinjtë kanë treguar se dinë të reagojnë dhe duan që të fitojnë këtë derbi të Italisë”, ka thënë Myrtaj. / Oversport.tv

You may also like