MYNIH – Wang thirrje për paqe të negociuar në Ukrainë

by admin
Spread the love

MYNIH, 17 shkurt /ATSH-DPA/- Ministri i Punëve të Jashtme kineze, Wang Yi bëri thirrje sërish për një zgjidhje diplomatike të negociuar për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Wang tha se Kina po punon për të gjetur një zgjidhje politike për krizën.

Wang iu shmang edhe një herë dënimit të pushtimit të vazhdueshëm të Rusisë në Ukrainë.

Kina, një aleate ruse, ka shmangur me forcë mbajtjen e një qëndrimi të drejtpërdrejtë publik për luftën.

“Diplomacia e Kinës ka një qëllim, të hapë rrugën për bisedimet e paqes, të parandalojë një rreth vicioz dhune dhe të stabilizojë situatën”, tha Wang.

“Interesat e sigurisë të Rusisë dhe Ukrainës duhet të njihen në çdo zgjidhje të konfliktit”, tha Wang.

Zyrtarët rusë nuk u ftuan në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, një mbledhje e madhe vjetore e liderëve botërorë dhe ekspertëve të politikës së jashtme./a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like