Muzeu i luftës në Kiev, me artefaktet e gjetura pas tërheqjes së ushtrisë ruse

by admin
Spread the love

Jo shumë kohë më parë, trupat ruse sulmuan egërsisht kryeqytetin e Ukrainës — por tani historia e këtij kapitulli të pushtimit gjendet në  një muze. 

Edhe pse lufta vazhdon në vende të tjera, ukrainasit po mblidhen në një ekspozitë të re në Kiev të quajtur ” Kryqëzimi I Ukrainës”, ku shfaqen artefakte të gjetura pasi ushtria ruse u detyrua të tërhiqej nga zonat që pushtoi rreth kryeqytetit.

Raketat, racionet ushqimore, helmeta dhe objekte të tjera të braktisura në rajonin në veri të Kievit po shfaqen në një ekspozitë në një muze të Luftës së Dytë Botërore.

Yuriy Savchuk, kurator  i ekspozitës:

“Në këtë ekspozitë, ju mund të shihni luftën. Përmes artefakteve origjinale dhe interpretimeve artistike 

Zoya Didok, Vizitore :

“Në të vërtetë është shumë e vështirë të jesh këtu dhe jam shumë elumtur që nuk isha në ato fshatra në kohën kur ushtarët rusë ishin atje”.

Mykola Voropaiev, Vizitor:

“Mendoj se është vërtet interesantekjo ekspozitë. Njerëzit mund të vijnë këtu dhe të shohin se çfarë po ndodhte në qytetin tonë dhe në Ukrainë.”

Kutitë e xhamit  në ekspozitë mbajnë  shënime personale dhe kartat e ushtarëve rusë të vrarë në vijën e frontit. Pasaportat e tyre tregojnë se sa të rinj ishin.

Një targë e thyer siberiane gjithashtu dëshmon se disa erdhën nga shumë larg.


Top Channel

You may also like