Muslimanët shiitë celebrojnë festën e Ashurës në qytetin tempull Karbala në Irak (fotot)

by admin
Spread the love

Besimtarët muslimanë shiitë shiheshin mëngjesin e sotëm në ritualet e festës së Ashures në qytetin e shenjtë iraken Karbala, në vendvarrimin e Imam Huseinit, nipi i profetit Muhamed.

Ashura është celebrimi 10-ditor në kujtim të vrasjes së Imam Huseinit në shekullin e 7-të.

Pelegrinët celebrojnë ditën e shenjtë në tempujt e Imam Husein dhe Imam Abbas me ceremoni goditjesh kamzhiku dhe imitime të betejave të shenjtorëve.

Ata më tej prekin varrin e Abbasit brenda tempullit  të al-Abbas Shrine.

Dita e Ashurës ka domethënie të rëndësishme për të gjithë kalendarin islamik si për muslimanët sunni dhe ata shiit.

Teksa për muslimanët shiitë ajo është një ditë zie që kujton vdekjen e nipit të profetit, muslimanët Sunni e ndjekin atë me agjërim edhe lutje të veçanta në xhami prej natyrës së saj shpirtërore.

Por ritet shiite janë shumë më të ndezura me inskenime shumëngjyrëshe të betejave të Imam Hussein dhe ushtarëve të tij, me forcat e Umayiad besmike të Klifit Iazid I.

Beteja e Karbala ndodhi në vitin 680 dhe besohet se ishte një prej faktorëve në ndarjen mes muslimanëve Shiit e Sunni.