Muriqi afër largimit nga Lazio, rikthehet në Turqi

by admin
Spread the love

Transferimi i sulmuesit shqiptar, Vedat Muriqi, te Lazio nga Fenerbahce nuk ka qenë aspak siç pritej.

Kosovari nuk e gjeti fare formën te klubi italian, ku qëndron në bankinë shumicën e ndeshjeve, derisa shumë rrallë luan.

Por, kjo formë e dobët te Lazio duket se do të mbarojë, pasi Fenerbahce ka shprehur interesim për ta rikthyer në skuadër.

Eksperti i transferimeve, Nicolo Schira, raporton se klubi kroat e do Muriqin gjatë afatit kalimtar të janarit.

“Vedat Muriqi mund të largohet nga Lazio në janar. Fenerbahce ka shprehur interesim për rikthimin e sulmuesit në formë huazimi”.

Ndërkohë, në shtatë ndeshjet e fundit Muriqi ka zhvilluar vetëm gjashtë minuta dhe që rikthimi te Fenerbahce do t’i bënte mirë, ku do të luante pranë Mërgim Berishës dhe Mesut Ozilit.

You may also like