Murinjo, Konte apo Tiago Mota te Napoli? Kompanitë e basteve vendosin kotat për trajnerin e ri

by admin
Spread the love

Napoli i ka besuat Françesko Kalcona postin e trajnerit të skuadrës pas shkarkimit të Valter Maxarrit, i cili nuk ia doli t’i jepte ekipit shkëndijën e duhur. Tekniku, i cili drejton paralelisht edhe Sllovakinë, ka nënshkruar deri në muajin qershor dhe më pas, do të nisë gara për të zënë vendin vakant në pankinën e një prej klubeve më të njohura në Itali e Europë.

Kompanitë e basteve kanë vendosur koeficientet për emrat që shohin si më pranë pankinës së këtij klubi dhe për shumëkënd, Zhoze Murinjo është i përzgjedhuri. Ekspertët e kompanive si “Better” apo “Goldbet”, e shohin atë si të parin në listë, me një koeficient 2,5 për të marrë drejtimin e napolitanëve.

Pas krahëve të tij është një trajner me të cilin Napoli kishte negociuar edhe më parë, pa gjetur një akord, Antonio Konte, i cili vlerësohet me koeficientin 4. Ndërkohë, vendin e tretë në listë me koeficientin 6 e ndajnë dyshja Tiago Mota-Alberto Xhilardino, të cilët po bëjnë mirë me skuadrat përkatëse në Serinë A në këtë sezon.

Më pas vijnë me radhë emra si Vinçenco Italiano (8), Gabio Kanavaro (15) apo edhe Maurcio Sarri (20), për të cilin nuk përjashtohet mundësia e kthimit.

PANORAMASPORT.AL

You may also like