Murati, Lushtakut: Çmimi i vajit ka rënë o Mërgim, çmimi i grurit është në nivelet më të ulëta historikisht

by admin
Spread the love

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, e ka replikuar deputetin e PDK-së, Mërgim Lushtakun, i cili pati kritika për punën  dy vjeçare të këtij dikasteri.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Murati tha se vazhdimisht janë duke u thënë gjëra që janë të pasakta sa i përket indikatorëve ekonomik.

“Çmimi i vajit ka ra Mërgim, çmimi i grurit është në nivelet më të ulëta historikisht. Përkundër sfidave globale me krizën energjetike, me luftën ne Ukrainë dhe inflacionin, kemi arritur të rrisim nivelin ekonomik në 3.51 për qind rritje reale”.

“Kjo është rritje më e lartë se në vitin 2012, kjo është rritje më e lartë se në vitin 2014, si dhe më e lartë se në vitin 2018, në asnjërën prej këtyre viteve nuk ka pasur kriza globale”, ka thënë Murati./Klankosova.tv

You may also like