Murati: Gabriel Eskobar ka deklaruar se nisma e “Ballkanit të Hapur” është e dështuar

by admin
Spread the love




Ish-diplomati Shaban Murati, në emisionin debativ në TV Shenja, tha se ndihmës sekretar i shtetit amerikan Gabriel Eskobar deklaroi hapur se “Nisma e Ballkanit të Hapur” nuk siguron pjesëmarrjen e 3 shteteve është e dështuar.

“Për mua ajo është “Nismë e Vdekur”, madje edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilët për arsye akoma të paqarta, mandje unë do ta elaboroj këtë pikë, se është shumë e nevojshme, ka shumë paqartësi, ndërsa vitin e kaluar në kohën e administratës Trump, e përkrahën “Ballkanin e Hapur”, madje e detyruan edhe Kosovën të deklarojë në marrëveshjen ose deklaratën sepse nuk është marrëveshje në “Shtëpinë e Bardhë”, Kosova të bashkohet me “Ballkanin e Hapur”, tash kemi qëndrim tjetër. Vet Eskobari që është që është ndihmës sekretar i shtetit deklaroi hapur se “Nisma e Ballkanit të Hapur” nuk siguron pjesëmarrjen e 3 shteteve është e dështuar”, tha mes tjerash Murati. /SHENJA/


You may also like