Mungesat shqetësojnë Spallettin, në Bergamo mund të luajë Napoli 2

by admin
Spread the love

Sa herë që duhet të luajë një ndeshje të rëndësishme, Napoli detyrohet që të bëjë llogaritë me mungesat e disa prej lojtarëve më të rëndësishëm. Edhe në prag të ndeshjes të së dielës kundër Atalantës, Spalletti ka probleme serioze me formacionin.

Të dielën në Bergamo do të mungojnë të skualifikuarit Rrahmani dhe Osimhen, si dhe të dëmtuarit Di Lorenzo, Meret dhe Petagna.

Zielinski ka dalë i dëmtuar nga sfida e Play Off-it që Polonia luajti kundër Suedisë, duke shtuar dhimbjen e kokës për teknikun e Napolit, ndërsa Fabian Ruiz nuk është stërvitur dje me skuadrën për shkak të gjendjes gripale.

Në dyshim për këtë sfidë janë edhe Anguissa dhe Ounas. Janë të sigurtë 5 lojtarë që nuk do të jenë kundër Atalantës, por numri i mungesave në këtë takim të rëndësishëm mund të shkojë deri në 9-të. /Oversport.tv

You may also like