“Mund të kishim bërë më shumë”, Pioli: Në Pragë na pret “ferri”, Slavia e rrezikshme

by admin
Spread the love

Milani fitoi 4-2 ndeshjen e parë ndaj Slavia Pragë dhe trajneri Stefano Pioli ishte i kënaqur, por ai parashikon një sfidë shumë të vështirë në kthim, pasi skuadra ceke nuk ka cfarë të humbasë.

Në një intervistë për “Sky”, Pioli i shpreh: “Ne mund të kishim bërë më shumë, prisja më tepër ritëm veçanërisht në pjesën e dytë. Treguam se jemi skuadër solide dhe energjike, rezultati është i mirë për ndeshjen e dytë. Kemi pasur disa shpërqendrime të vogla gjatë dy golave të pësuar, por mbi të gjitha duhet të kishim krijuar pak më shumë raste.

Na duhej më shumë shpejtësi dhe ritëm, që nuk arritëm t’i gjenim. Slavia është një ekip i mirë, do ta ndryshojë planin taktik me siguri në kthim. Nuk do të na presë sërish pas gjithë ndeshjen. Po flasim për një kundërshtar të rrezikshëm, ndaj duhet ta përgatisim mirë ndeshjen e kthimit. Na duhet vëmendje e madhe, sepse Slavia do të përpiqet të luajë ndeshjen e jetës”.

PANORAMASPORT.AL

You may also like