MSH: Nuk është konfirmuar se në Strugë ka Omicron

by admin
Spread the love




Ministria e Shëndetësisë ka reaguar ndaj informacioneve se në Strugë është konfirmuar rasti i me Omicron.

Nga MSH-ja theksojnë se tre pacientë nga Struga, Velesi dhe Prilepi kanë treguar indikacione për variantin Omicron, por që të njejtëve nuk u është kryer sekuencimi i virusit SarsCoV2.

“Deri tani në testet PCR të tre pacientëve pozitivë në Kovid-19, është detektuar S-gene dropout, por nuk është realizuar sekuencim, gjegjësisht nuk ka konfirmim se janë të infektuar me omikron. Testet u janë bërë në spital privat kurse bëhet fjalë për pacientë nga Prilepi, Velesi dhe Struga. Ministria e Shëndetësisë apelon që të përmbahemi nga dhënia e deklaratave paushalle dhe informacioneve të paverifikuara të cilat i fusin qytetarët në huti dhe shpërndajnë panik”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë. /SHENJA/


You may also like