MSh-ja aprovon dhënien e vaksinave kundër COVID edhe për personat mbi 12 vjeç

by admin
Spread the love

Ministria e Shëndetësisë ka aprovuar dhënien e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 edhe për personat mbi 12 vjeç, për personat të cilët kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19 së paku pesë muaj më parë.

Deri tani vaksinimi me dozën e tretë ka qenë i lejuar për personat e moshës mbi 18 vjeç, derisa grupmosha 12-17 vjeç ka mundur të vaksinohet vetëm me dozën e parë dhe të dytë.

Vaksinimi kundër COVID-19 vazhdon të kryhet në njësitë e vaksinimit në kuadër të kujdesit parësor shëndetësor nëpër komunat e Kosovës.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen, sepse ditëve të fundit është shënuar rritje e rasteve të reja me COVID-19, ndërsa vaksinimi, sipas kësaj ministrie, është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase për të parandaluar infeksionin nga COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID-19.

You may also like