MPJ: Shtetasit e Maqedonisë së Veriut t’i evitojnë udhëtimet e panevojshme në Liban

by admin
Spread the love

Ministria e Punëve të Jashtme u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut që t’i evitojnë udhëtimet jo thelbësore në Liban për shkak të situatës komplekse të sigurisë në rajon.

“Ju informojmë se fluturimet komerciale për dhe nga Libani janë ende aktive dhe si rrjedhojë, ju rekomandojmë të gjithë qytetarëve që ndodhen aktualisht në territorin e vendit, nëse nuk kanë arsye thelbësore për qëndrimin e tyre, ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të largohen nga vendi. Ju kujtojmë se Maqedonia e Veriut nuk ka përfaqësi diplomatiko-konsullore në Republikën e Libanit dhe rrjedhimisht prani dukshëm e reduktuar në vend, gjë që ndërlikon mundësitë për ndihmë gjatë evakuimit të mundshëm, nëse ka përkeqësim të mëtejshëm të situatës së sigurisë. Ftojmë qytetarët tanë që ndodhen në territorin e Republikës së Libanit që menjëherë të lajmërojnë praninë, vendndodhjen dhe synimet e tyre në linjën telefonike të Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Kajro +201033615542 dhe në numrin e linjës telefonike të Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv. +972 54 926 7378”, thekson MPJ.

Ministria shton se në dispozicion janë numrat e telefonit SOS të Ministrisë së Punëve të Jashtme janë të disponueshëm në +389 75 273 732 dhe +389 75 268 736, si dhe në adresën elektronike: [email protected]

MPJ do të vazhdojë të ndjekë situatën në Liban dhe mjedisin rajonal dhe të informojë në kohën e duhur për udhëzimet e mundshme për veprim për qytetarët tanë.

MARKETING



You may also like