MPJ: Shtatë shtetas tonë ndodhen në qytetin Betlehem, i cili nuk është prekur nga ngjarjet aktuale në Izrael

by admin
Spread the love

Shtatë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut ndodhen në qytetin Vietlem, në Bregun Perëndimor, që nuk është i përfshirë nga ngjarjet aktuale, sipas informatave të Ambasadës sonë në Tel Aviv të Izraelit, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme.

Në lidhje me situatën e vështirësuar të sigurisë në pjesën jugore dhe qendrore të Izraelit, Ministria e Punëve të Jashtme apelon qytetarët e Maqedonisë së Veriut, të cilët për momentin gjenden në Izrael që të respektojnë udhëzimet e autoriteteve të sigurisë së Izraelit.

Informata më të detajuara mund të gjenden në ueb-faqen në vijim: https://www.oref.org.il/12481-en/Pakar.aspx

Për më shumë informacione, në dispozicion është shërbimi SOS i Ministrisë së Punëve të Jashtme në numrin 075/273-732, si dhe linjat telefonike të Ambasadës në Izrael +972-54-926-7378.

MARKETING



You may also like