MPJ formon grup punues, i cili do t’i shqyrtojë të gjitha emërimet e ambasadorëve nga viti 2006

by admin
Spread the love




Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, lidhur me deklaratat e fundit të Kryetarit të Komisionit parlamentar për Politikë të Jashtme rreth emërimit dhe dërgimit të diplomatëve në pozicionet mē të larta në Ambasadat dhe Konsullatat e vendit, konfirmon se vitin e kaluar janë dërguar 20 prijës të Përfaqësive, 16 prej të cilëve diplomatë karriere nga Ministria që është 80% e të dërguarve.

Profesionalizimi i diplomacisë mbetet një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Punëve të Jashtme edhe në periudhën e ardhshme, për çka janë ngritur disa iniciativa për të cilat opinioni tashmë është i informuar, duke përfshirë kështu edhe projektligj të ri për Ministrinë e Punëve të Jashtme me të cilin përqindja e detyrimit për të dërguar diplomatë do të rritet nga minimumi aktual prej 33 për qind në 75 për qind, kumtua nga MPJ-ja.

Ndër iniciativat e tjera, pranë Ministrisë është ngritur një grup pune për të shqyrtuar të gjitha emërimet dhe dërgimet e Ambasadorëve dhe Konsujve të Përgjithshëm nga viti 2006 e deri më sot dhe do të përgatitë një analizë krahasuese.

Qëllimi i analizës është të verifikohen të gjitha detajet dhe rrethanat në të cilat ato janë dërguar si dhe cilësinë e kandidatëve që si personat e parë në PDK-ve e përfaqësojnë vendin jashtë. Pas përfundimit të analizës, ajo do të prezantohet para opinionit.


You may also like