MPB: Shqiptohen 124 masa në Shkup, 14 për tejkalim të shpejtësisë

by admin
Spread the love

SPB Shkup edhe dje (07.06.2023) ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 124 masa.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 124 masa, nga të cilat 14 masa për tejkalim të shpejtësisë, 11 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, dy masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.

Janë shqiptuar dy masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, tri masa për kalim në semaforë të kuq, tri masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, tri masa për tejkalim të paligjshëm të automjeteve, nëntë masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara”, njoftojnë nga MPB.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like