MPB: Është tejkaluar problemi, të gjithë punonjësit në MPB mund ta përdorin sigurimin shëndetësorë

by admin
Spread the love




Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se është tejkaluar problemi në lidhje me një rast individual i cili nuk ka pasur sigurim shëndetësorë, përcjell TV21. Nga MPB thonë se në bashkëpunim me Fondin Shëndetësisë dhe Drejtorinë e Ardhurave Publike është arritur zgjidhje dhe se tashmë të gjithë punonjësit mund të shfrytëzojnë sigurim shëndetësorë.

“Njoftojmë opinionin se problemi që u paraqit në Fondin e Shëndetësisë është zgjidhur dhe të gjithë punonjësit e MPB-së mund të përdorin sigurimin shëndetësor. Siç kemi raportuar tashmë, për të gjithë punonjësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme, kontributet paguhen rregullisht brenda afateve të përcaktuara me ligj, por dje ka pasur problem për shkak të paraqitjes të një personi për të cilin janë paguar kontributet e sigurimeve sociale në mënyrë retroaktive, e që është kthyer në punë me vendim gjykate pasi që më parë i është ndërprerë marrëdhënia e punës. Ministria e Brendshme mori menjëherë masa për zgjidhjen e problemit dhe në koordinim me Fondin e Shëndetësisë dhe DAP, problemi është tejkaluar”, thonë nga MPB.


You may also like