MPB: Arsovska në vend që të kërkojë shpjegim, të mësojë se cilat janë kompetencat e saj

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Ministria e Punëve të Brendshme, ka reaguar ndaj statusit të kryetares së Shkupit, Danella Arsovskës, ku kjo e fundit ka kërkuar shpjegim në lidhje më kaosin në trafik i cili shkaktua për disa orë të tëra në kryeqytet.

 

“Komunikacioni në udhëkryqet e Shkupit është në kompetencë të Qytetit të Shkupit. Kryetarja e Shkupit Danella Arsovska në vend që të kërkojë shpjegim nga MPB-ja dhe të dezinformojë qytetarët me statuse arbitrare në Facebook, të fillojë me punën e saj dhe kur nuk e di më, të mësojë se cilat janë kompetencat e saj dhe kompetencat e shërbimeve të qytetit që ajo ka. Befasues është mosserioziteti i kryetares së Qytetit të Shkupit, e cila me lehtësi të paparë për problemet që janë në kompetencë të saj, mundohet t’ia hedhë fajin Ministrisë së Brendshme”, thuhet në reagimin e MPB-së. /SHENJA/


You may also like