MPB: Arrestohet kontrabanduesi nga Serbia, gjenden 28 migrantë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Më datën 13.12.2021 në autostradën Gjevgjeli-Shkup, nëpunës policorë të Stacionit Policor Gjevgjeli e kanë privuar nga liria K.A. (20) nga Presheva, Republika e Serbisë, për arsye se gjatë kontrollit në automjetin transportues ”fiat duccato”, me targa nacionale të Serbisë, të cilin ai e ka drejtuar, janë gjetur 28 migrantë, prej të cilëve 25 nga Kuba ( 20 të moshës madhore kurse 5 të mitur) dhe tre persona nga India.
Më herët, në ora 19:20 minuta në autostradë në vendin e quajtur ”Nova petla” në afërsi të Gjevgjelisë, ai nuk është ndalur në shenjën stop nga ana e nëpunësve policorë, kurse pasi këta e kanë arritur ai është përpjekur të arratiset, por më vonë është kapur dhe është privuar nga liria. Migrantët janë transferuar në Qendrën për Pranim ”Vinojug” në Gjevgjeli, kurse K.A. është në mbajtje në Stacion Policor në Gjevgjeli.
Në koordinim me Prokuroin Publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit –Shkup, pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim adekuat.


You may also like