MPB: Arrestohen dy të rinj, policia sekuestron municion dhe lëndë për prodhim të municionit

by admin
Spread the love

MPB njofton se janë arrestuar dy persona nga Demir Hisari pasi tek të njëjtiti është kapur municion dhe pajisje për prodhim të municionit.  Janë arrestuar personat Q.S. (28) dhe I.S. (23), të dy nga Koreshnica e Demir Hisarit.

“Gjegjësisht, gjatë bastisjes së shtëpisë dhe objekteve ndihmëse të personave, të kryer në bazë të urdhëresës së gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore e Kavadarit, janë gjetur dhe sekuestruar 586 fishekë të kalibrit 7.62×39, 50 fishekë të kalibrave të ndryshëm, dy granata dore, një gjuajtës topi, një çakmak për granatë dore, dy patrona gjuetie cal.16 mm, tre kuti me barut, dy kuti me plumba gjuetie, mjete dhe sende të tjera për prodhimin e municionit dhe marihuanë”, thonë nga MPB.

MARKETING




You may also like