MPB: 154 gjoba në Shkup, 21 për vozitje të shpejtë

by admin
Spread the love

SPB Shkup edhe dje (30.05.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 154 gjoba, nga të cilat 21 sanksione për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 11 masa për vozitje pa patentë shofer, 25 sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.

“Tri gjoba janë shqiptuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 10 për drejtim të paligjshëm, katër sanksione për kalim në semafor të kuq. Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like