MPB: 136 gjoba në Shkup, 20 për tejkalim të shpejtësisë

by admin
Spread the love

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se dje vetëm në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 136 shkelje të rregullave të trafikut.

Prej tyre 20 kanë qenë për tejkalim të shpejtësisë, 11 për ngasje të makinës pa patentë shoferi. Sipas raportit të MPB-së 20 gjoba iu shqiptuan motoçiklistëve.

“Janë shqiptuar dhe 3 gjoba të tjera për përdorim të celularit gjatë vozitjes, 5 për kalim në të kuqe në semaforë, 3 për mosvënien e rripit të sigurisë dhe katër të tjera për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara”, thonë nga MPB.

MPB i fton të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë për rrugë më të sigurta.

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like