Mourinho është i sinqertë: Ishim me fat që shënuam, më pas menaxhuam mirë

by admin
Spread the love

“Kontrolluam pjesën e dytë, në pjesën e parë Vitesse nuk e meritonte disavantazhin, sepse ne nuk bëmë asgjë për të shënuar. Ishim me fat në disa situata, pastaj në pjesën e dytë menaxhuam lojën.

Ishte një ndeshje e vështirë, por në pjesën e dytë kishim më shumë siguri në zotërimin e topit”, ka thënë trajneri i Romës, José Mourinho për “Sky” pas fitores minimale 1-0 të arritur në shtëpinë e Vitesse.

“Kur nuk ke një regjisor të vërtetë, duhet të provosh dinamika të ndryshme. Veretout dhe Oliveira në pjesën e parë nuk kishin mundësi që të zotëronin topin, nuk dua të them që me futjen e Cristante shkoi më mirë, por në pjesën e dytë luajtëm më mirë.

Isha i lumtur nëse do të mbyllja pjesën e parë 0-0, ndërsa në pjesën e dytë nuk rrezikuam që të pësonim gol. Mundohemi që të ndërtojmë dhe për herë të parë kishim pak stabilitet. I vetmi lojtar që mungon është Spinazzola.

Kundër Udineses do të mungojnë Kumbulla dhe Mkhitaryan, ndërsa në ndeshjen e kthimit nuk do të luajnë Oliveira dhe Mancini. Skuadra është më pragmatiste, jemi më pak naivë dhe në momentet e vështira reaguam mirë”, ka thënë Mourinho. / Oversport.tv

Foto: AS Roma Twitter

You may also like