Mourinho? Branca: Në fushë mendonte për çdo gjë, në merkato na linte të lirë

by admin
Spread the love

Dita e nesërme nuk do të jetë si çdo ditë tjetër për Jose Mourinhon. Tekniku portugez do të kthehet për herë të parë në San Siro për një sfidë të Serie A kundër Interit. Përballë do të ketë Inzaghin që tashmë drejton Interin, klubin me të cilin Mourinho shkroi fletë shumë të rëndësishme në histori.

Për të komentuar këtë sfidë ka qenë drejtori sportiv i Interit në kohën e Mourinhos, Marco Branca. Ai dha një intervistë për Sky Sport, ku u ndal kryesisht te mënyra se si klubi dhe Mourinho punonin për sa i përket afrimit të lojtarëve në merkato.

“Mourinho nuk merrej me askënd se kë duhet të blinin dhe kë jo. E linte klubin shumë të lirë në merkato edhe pse kishte një takim të përditshëm për këtë gjë. Në fushë ai mendonte për gjithçka, donte të përfitonte për gjithçka. Ishte shumë stimuluese të punoje me të”.

“Një defekt të tij? Këto janë gjëra që nuk thuhen kurrë”, tha Branca ndër të tjera. /oversport.tv

Foto: Inter, Facebook

You may also like