Motta: Arbitrat t’i kërkojnë falje Spezias, e meritonim një pikë ndaj Romës

by admin
Spread the love

Roma triumfoi në fund kundër Spezia, pas një penalltie të dhënë me VAR dhe të shënuar nga Tammy Abraham. Trajneri i skuadrës vendase, Thiago Motta, ka folur për DAZN dhe kishte rezerva për arbitrin e ndeshjes.

“Ekipi ynë me një lojtar më pak e kontrolloi lojën. U ndjemë të lirë me topin kundër një ekipi të madh. Përfundoi ashtu si përfundoi, por ne jemi në rrugën e duhur dhe unë jam krenar për ekipin tim. Ne menduam të fitonim, pse jo? Kjo është ajo për të cilën luajmë.

Duke marrë parasysh gjithçka bëmë në fushë, një pikë më e pakta e meritonim. Nuk do të ankohemi, nuk do të bëjmë viktimën. Kartoni i dytë i Amian? Pres të njëjtën ndjesë, nga shefat e arbitrave, që morën klubet e mëdha (i referohet Milanit) këtë sezon.

Kur shohim ndeshjet jashtë nuk shohim episode të tilla. Ne si klub e presim një kërkim faljeje. Pres edhe për penalltinë falje, sepse nëse ka ndonjë dyshim ata vërshëllejnë për ne. Kjo ka ndodhur gjatë gjithë sezonit.

E kuptoj që presioni po rritet në këtë moment, klubet e mëdha e bëjnë këtë. Edhe ne paguajmë taksa gjithashtu, ndaj presim të njëjtin trajtim. Sa i takon kartonit, unë kam humbur një finale të Champions League vetëm se dikush bëri një simulim të tillë”. / oversport.tv

You may also like