Motrat Libohova nuk flasin prej vitesh, Arbana Osmani i drejtohet Irmës: Shpresoj shumë që…

by admin
Spread the love

Nata e tretë e Festivalit të Këngës në RTSH ishte vërtetë emocionuese, teksa iu dedikua tërësisht këngëve të performuara ndër vite në këtë event muzikor shumë të dashur për të gjithë shqiptarët.

Në skenën e Pallatit të Kongreseve u ngjitën shumë emra artistësh si Aleksandër Gjoka, Luan Zhegu, Redon Makashi, Eranda Libohova etj, që sollën këngët e tyre në duet me 16 konkurrentët ‘big’ të Festivalit të 61-të Këngës.

Këngëtarja Evi Reçi performoi një nga këngët e motrave Libohova, “Të kërkoj në ëndërrime”, por pa motrat Libohova, teksa u pa të ngjitej në skenë me artisten Rosela Gjylbegun. Mirëpo, pavarësisht mungesës së Irma Libohovës, motra e saj e vogël, Eranda ishte e pranishme në skenë.

Përpara se të performonin Evi dhe Rosela këngën e motrave Libohova, Arbana Osmani dha edhe një mesazh për të dyja motrat, kryesisht drejtuar Irmës. Ajo tha se shpreson që këtë këngë ta dëgjojë edhe njëherë nga motrat Libohova, duke theksuar kështu lajmin se dy motrat nuk flasin me njëra-tjetrën.

‘Unë do doja të përshëndesja nga ekrani Irma Libohovën që me siguri po na ndjek tani. Shpresoj që këtë këngë ta dëgjojmë edhe njëherë tjetër nga motrat Libohova. Vërtet.”- u shpreh Arbana Osmani në Festivalin e Këngës.

You may also like