Moti i keq godet Shqipërinë, SHMU del me njoftimin e rëndësishëm: Çfarë pritet të ndodhë nesër

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Për ditën e premte vendi ynë pritet të vijojë jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Në këtë mënyrë moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh.

Deri në orët e pasdites në zonën e veriperëndimit reshje shiu në formë shtrëngatash ndërsa në zonën e jugut reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët.

Duke filluar nga orët e vona të mbrëmjes reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në zonën e veriperëndimit hera-herës reshjet në formën e rrebesheve dhe stuhive.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 3-8m/sek, e cila në brigjet jugore të vendit fiton shpejtësi dhe bëhet intensive deri në 12-17m/s.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 4 deri 13°C
në zona e ulëta 6 deri 21°C
në zona bregdetare 12 deri 21°C

You may also like