Mot shumë i nxehtë në Maqedoni, me temperaturë deri në 41 gradë Celsius

by admin
Spread the love

Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira tël vogla lokale dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 14 deri 23, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 34 deri 41 gradë Celsius. UV indeksi do të jetë 10.

Në Shkup moti do të jetë kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë me erë të dobët nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të zbresë deri 20 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 38 gradë.

Deri të mërkurën e ardhshme do të përqendrohet moti me diell dhe shumë i nxehtë me temperatura të larta të mëngjesit dhe të ditës, për këtë shkak do të aktivizohet niveli portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta. UV indeksi në pjesën më të madhe të vendit do të ketë vlerë mjaft të madhe – 10.

You may also like