MOSKË, 29 nëntor /ATSH-DPA/ – Ushtria ruse tha se ka pushtuar një tjetër fshat në rajonin e Donetskut në Ukrainën lindore.
Fshati Artjomovskoi, i njohur gjithashtu si Khromov në gjuhën ukrainase, tashmë është vënë plotësisht nën kontrollin rus me mbështetje nga ajri dhe artileria, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes në Moskë.
Fshati ndodhet në perëndim të Bakhmutit, i cili u pushtua nga trupat ruse dhe u shkatërrua kryesisht gjatë luftës.
Informacioni nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.
Kapja do të ishte një pengesë për forcat e armatosura të Ukrainës, të cilat po kryejnë një kundërofensivë në lindje të vendit për të çliruar territoret e tyre të pushtuara nga trupat ruse.
Presidenti rus Vladimir Putin, i cili filloi luftën kundër Ukrainës më 24 shkurt 2022, e ka përshkruar vazhdimisht ofensivën e Kievit si një dështim.
Trupat ruse gjithashtu kohët e fundit avancuan më tej drejt qytetit të kontestuar Avdiivka në lindje të vendit. Sipas vlerësimeve perëndimore, këto ishin avancimet më të mëdha territoriale ruse që nga pranvera, të cilat u arritën me koston e humbjeve të mëdha midis ushtarëve të saj. Avdiivka tani është gjithashtu nën kërcënimin e pushtimit të afërt rus.
Një nga synimet e luftës së Putinit është të marr provincat e Luhanskut, Donetskut, Zaporizhias dhe Khersonit, të cilat i ka aneksuar në dokument por që janë vetëm pjesërisht të pushtuara nga Rusia, plotësisht nën kontrollin e Moskës.//a.i/