MOSKË – Rusia emëron kryebashkiaken e re pro-ruse në Melitopol

by admin
Spread the love



BERLIN, 13 mars /ATSH-DPA/- Rusia ka emëruar kryebashkiaken e re pro-ruse në një nga territoret ukrainase që ka pushtuar, për herë të parë që nga fillimi i pushtimit të Moskës.

“Ligjvënësja pro-ruse Galina Danilchenko u emërua pasi kryetari i zgjedhur i Melitopolit Ivan Fedorov u rrëmbye nga trupat ruse”, sipas Kievit.

Ajo u bëri thirrje banorëve të qytetit jugor të Ukrainës që të përshtaten me realitetin e ri.

Danilchenko u kërkoi banorëve të ndalin demonstratat kundër forcave pushtuese ruse duke theksuar se ka ende njerëz në qytet që do të përpiqen të destabilizojnë situatën dhe të provokojnë një reagim të sjelljes së keqe.

Danilchenko ka planifikuar të krijojë një Komitet të Zgjedhjes së Popullit për të zgjidhur çështjet për qytetin e Melitopolit, shtëpia e rreth 150,000 banorëve dhe rajoni i Melitopolit.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakRama: S’do ketë rritje të çmimit për transportin urban
Artikulli tjetërKIEV – Zelensky kërcënon mbështetësit e Rusisë në Ukrainë


You may also like