MOSKË – Putin i kënaqur me progresin e ‘operacionit ushtarak’ në Ukrainë

by admin
Spread the love

MOSKË, 3 mars /ATSH-DPA/- Në ditën e tetë të pushtimit rus të Ukrainës fqinje, presidenti Vladimir Putin tha se është i kënaqur me ecurinë e operacionit deri më tani.

“Dëshiroj të them se operacioni special ushtarak po vazhdon rreptësisht sipas planit”, tha Putin në fillim të një takimi të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të enjten, sipas televizionit shtetëror.

“Të gjitha detyrat po kryhen me sukses”, shtoi ai.

Ai shprehu ngushëllimet e tij për të afërmit e ushtarëve rusë që janë vrarë në Ukrainë dhe bëri thirrje për një minutë heshtje për 498 anëtarët e forcave të armatosura që kanë vdekur.

Putin tha se familjet e ushtarëve të vdekur kishin marrë rreth 12.4 milionë rubla (rreth 116,000 dollarë) secila, ndërsa të plagosurve u janë dhënë pagesa kompensimi. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like