MOSKË – Pushtuesit rusë shtyjnë planin e referendumit në Ukrainën jugore

by admin
Spread the love

MOSKË, 5 shtator /ATSH-DPA/- Plani për mbajtjen e një referendumi për bashkimin e rajonit të pushtuar të Khersonit me Rusinë është shtyrë për momentin, njoftoi sot një zyrtar.

“Një pauzë është marrë për arsye sigurie”, tha përfaqësuesi i lartë i administratës ushtarake ruse në Kherson, Kirill Stremoussov, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS.

Referendumi synon të legalizojë sundimin e trupave ruse mbi territorin, të cilin Moska e mori nën kontroll në ditët e para të pushtimit, që filloi më 24 shkurt.

Ushtria ukrainase nisi një kundërofensivë për të rimarrë zonën në fund të gushtit.

Qëllimi i menjëhershëm i Kievit në rajonin e Khersonit është që të shtyjë trupat ruse prapa lumit Dnipro.

Ura të shumta përtej lumit, si dhe instalimet ushtarake të përdorura nga rusët, që atëherë janë shkatërruar ose janë bërë të papërdorshme nga zjarri i artilerisë.

Një javë më parë, Stremoussov hodhi poshtë pretendimet se sulmet ukrainase kishin patur ndonjë ndikim.

Sipas Kievit, një numër i konsiderueshëm drejtuesish në rajon ishin larguar nga Khersoni pas fillimit të ofensivës ukrainase.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like