MOSKË – Media ruse fajëson Ukrainën dhe Perëndimin për sulmin në sallën e koncerteve

by admin
Spread the love

TIRANË, 27 mars /ATSH/- Media ruse ka fajësuar Ukrainën dhe Perëndimin për sulmin e së premtes në sallën e koncerteve në Moskë, sipas BBC.

Gazetat ruse pasqyruan sot përpjekjet e vazhdueshme të Moskës për të lidhur Ukrainën dhe Perëndimin me sulmin në sallën e koncerteve Crocus City.

Mediat ruse pasqyruan pretendimin e Moskës pavarësisht se grupi i Shtetit Islamik tha se qëndronte pas të shtënave masive.

Numri i të vdekurve pas sulmit në sallën e koncerteve në Moskë arriti në 137.

Dega e Shtetit Islamik në Afganistan mori përgjegjësinë për sulmin në një deklaratë të postuar në media sociale.

Një zyrtar i shërbimeve sekrete amerikane tha se agjencitë amerikane kishin konfirmuar se grupi ishte përgjegjës për sulmin.

Në një fjalim drejtuar kombit, presidenti rus Vladimir Putin tha se autoritetet kishin arrestuar 11 persona, përfshirë katër prej të cilëve kishin marë pjesë në sulm.

Putin tha se ata ishin përpjekur të kalonin kufirin në Ukrainë, e cila, ishte përpjekur të krijonte një “dritare” për t’i ndihmuar ata të arratiseshin.

Ukraina ka mohuar fuqimisht çdo përfshirje në sulm. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like